Nëse dëshirojnë të hyjnë në Bashkim Evropian (BE), Prishtina dhe Beogradi janë të obliguar të nënshkruajnë edhe një marrëveshje e cila i mundëson Kosovës anëtarësimin në Kombe të Bashkuara (OKB), shkruan e përditshmja serbe “Blic”, bazuar në burime diplomatike.
Anëtarësimi i Kosovës në OKB, i mundëson këtij shteti të inkuadrohet edhe organizatat tjera ndërkombëtare si OSBE, Këshill të Evropës dhe në fund edhe në BE, thonë burime të Blicit, transmeton lajmi.net.
Këto burime ndërkombëtare, sipas kësaj të përditshme serbe, i kanë hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës se “Brukseli 2”, do të jetë një marrëveshje paqeje që do të nënshkruhej në vitin 2016.
Kjo marrëveshje e obligueshme duhet të nënshkruhet deri në fund të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në BE.