Edhe një futbollit i Shqipërisë i bashkohet Kosovës

E publikuar: 22/08/2016 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, Kosovës do t’i bashkohet edhe Amir Rrahmani
Edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani do t’i bashkohet Kosovës, sikurse Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli. Ky i fundit zbuluar se mbrojtësi i RNK Splitit e ka pranuar ftesën e bërë nga ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaku.

“Amir Rrahmani ka zgjedhur Kosovën. Është normale që ta bëjë diçka të tillë, ai dhe shumë të tjerë”, ka thënë Sokoli, shkruan Panorama Sport.

Ish trajneri i Prishtinës, Besianës, KEK-ut dhe Dritës e ka cilësuar natyrale edhe zgjedhjen që ka bërë yll i Vitesses, Milot Rashica.