Pas Jeta Statovcit edhe një deputet tjetër i “Guxo”, pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë kundër shefit të qeverisë, Albin Kurtit, për mosekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit që ishin në grevë.
Deputeti Haxhi Avdyli ka marrë guximin dhe përmes një postimi në Facebok ka kërkuar të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.
Avdyli ka thënë se greva shihet që ka pasur prapavijë politike, dhe sipas tij udhëheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Pavarësisht kësaj, Avdyli ka vlerësuar se pagat duhet të paguhen.
Ky është postimi i tij i plotë:
Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo, pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.
Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen.
Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë.
Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që ti mbajnë duartë larg nga shkollat.
Por sot duhet të jemi me mirëqenjen e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute.