Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, është takuar me të dërguarin special të ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Mustafi tha se zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Washingtonit.
“Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvendës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shteti”, ka shkruar Mustafi.
Tutje, Mustafi tha se miqësia me ShBA-në është e përjetshme.
Kujtojmë se me Escobar është takuar edhe deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.