Lotet e nje mashkulli na prekin gjithmone, sepse mbi te gjitha ato qajne ne qetesi dhe ne fshehtesi.
Edhe pse, sot,ato lene pak me shume lote qe ti njomin syte e tyre, por perseri ato mbeten te mistershem per femrat.Burrat qajne! Ne televizore ose ne kinema, skena e mbyllur qe shfaqet ne syte e tyre te njomur eshte bere paksa e detyruar. Si spektatore , ato kane filluar te mos rezistojne shume, por prap nuk qajne direkte si femrat.
“ Nje nga rastet e fundit qe kam qare, ka qene kur kam pare Kjo dhurate e gjerave te bukura ( film I Zabou Breitman dale ne 2002)”- deshmon nje jurist I moshes 31 vjecare. Ne fakt nuk eshte e thjeshte per nje mashkull te pranoj qe qan.
Por sot, nuk eshte nevoja te kene syte dhe zemren e thate qe te pohojne pjekurine e tyre- ben te ditur psikiatri Patrick Lemoine, autori I librit Lotet e meshkujve. “Para 100 vjetesh, ndryshimi kufirit midis mashkullit dhe femres ishte mjaft I dallueshem. Por shume shpejt ndodhi qe meshkujt qajne pa e permbajtur veten”
Nuk mund te themi qe eshte vetem kinemaja , qe i ben meshkujt te qajne. Vdekja , dhimbja e dikujt tjeter, ndarja, jane gjerat qe bejne nje burre te qaj. Por, ato kane dhe lote gezimi : dikush qane per lindjen e femijes se tij ,te tjere per nje ndeshje futbolli etj.” Lotet jane te nevojshem dhe per komunikim”- shpjegon psikiatri Patrick Lemoine “Ato te ndihmojne te shprehesh ate qe ke perjetuar dhe ate cfare ndjen brenda teje. Kjo do te thote qe kur behet fjale per dhimbjen e tyre ato qajne me shume, kurse femrat qajne per ti thene dicka tjetrit ose dhe kur shikojne nje mashkull te qaj”.
Te lodhur te shtregojne dhembet dhe te luajne rolin e nje heroi , meshkujt vendosin ti shprehin momentet e tyre e dobta. Por preferojne ta bejne pa zhurme dhe gjithmone vetem.