Edhe Maqedonia e Veriut do ta rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë

E publikuar: 24/10/2023 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maqedonia e Veriut do ta shtojë numrin e trupave të ushtrisë në kuadër të KFOR-it. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë së këtij vendi.

Në vendimin e ekzekutivit së Maqedonisë së Veriut, thuhet se 35 ushtarë do t’i shtohen kontigjentit të misionit të NATO-s në Kosovë.

Shtimi i numrit të ushtarëve maqedonas u bë në konsultim me ushtarakë të lartë të NATO-s.

Me këtë numri i përgjithshëm i ushtarëve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë arrinë në 101.