Edhe Lumir Abdixhiku i thotë “Po” Presidentës për takim

E publikuar: 30/10/2025 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani për nesër në ora 12:00.

Kjo është konfirmuar nga deputeti Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ftesës së presidentës “Po” i ka thënë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar në takim liderët e partive politike për të premtën në ora 12:00, pasi që mandatari për kryeministër Albin Kurti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk arrit që në seancën e 26 tetorit t’i sigurojë 61 vota, dhe kështu të formohet Qeveria e re