Edhe Lorik Cana përfshihet në debatin për Bregoviq

E publikuar: 07/08/2021 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ndër personazhet që ka reaguar së fundmi për ftesën e Bregoviq, në atë Festën e Birrës ka qenë edhe ish-kapiteni dhe futbollisti i kombëtares në futboll, Lorik Cana.

Në InstaStory, Cana ka shpërndarë një postim të organizatës “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë shprehur irritimin e tyre me ardhen e këtij këngëtari në Shqipëri. Ata u kanë bërë thirrje Bashkisë së Korçë që të anulojë ftesën e Bregoviq, ose ai festival nuk do të përfundojë mirë.

Por, si duket Cana e ka parë më të udhës ta heq këtë postim nga Instagrami i tij, pasi që, ai më nuk figuron aty. Arsyen se pse e bëri këtë veprim ndoshta do të na bëjë të ditur ai vet.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviq, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar popullin shqiptar, e në veçanti atë Kosovar. Të irrituar janë shprehur edhe shumë fytyra e personalitete të jetës publike.