Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka refuzuar propozimin e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të caktohet një ditë e përbashkët për përkujtimin e viktimave të konfliktit në hapësirën e ish-Jugosllavisë.
“Me gjithë respektin dhe simpatinë, ne nuk i caktojmë askujt festat dhe as ditët e zisë, andaj nuk duam që të na i caktotojë dikush”, ka thënë Millanoviq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Ndaj planit të Vuçiqit, ka reaguar sot edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.