Në Gjykatën e Skenderajt, e cila është degë Gjykatës Themelore të Mitrovicës, orari i punës është duke u shfrytëzuar për lojëra.
“Gazeta Blic” ka arritur ta siguroi një fotografi, nga ku shihet një punëtore e kësaj gjykate, duke luajtur me një nga lojërat kompjuterike.
Fotografinë në fjalë e ka publikuar në rrjetin social Facebook një qytetar i Komunës së Skenderajt, i cili duke ironizuar thotë se kjo është “arsyeja pse në gjykata bëhet grumbullimi i lëndëve“, njofton gazetablic.com
Sipas këtij qytetari, ngjarja thuhet se ka ndodhur dje.
Ndryshe, keqpërdorimet para dhe pas orarit të punës, nga persona zyrtarë tashmë janë gjera të ditura.