Edhe Kendall Jenner pjesë e thashethemeve për shtatzëni (Foto)

E publikuar: 30/12/2017 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kendall Jenner është një tjetër pjesëtare e klanit Kardashian/Jenner që ka nxitur spekulime për shtatzëni.

Disa prej motrave të famshme të serialit “Keeping Up With The Kardashians” e kanë konfirmuar shtatzëninë, ndërsa të tjerat janë akoma në fazën e thashethemeve.

(Foto: Getty Images)

Fansat e modeles se Victoria’s Secret besojnë se edhe ajo është në pritje të fëmijës.

22-vjeçarja e ka publikuar një fotografi në Instagram, e cila i ka shtuar akoma më shumë spekulimet për shtatzëni.

(Foto: Instagram/KendallJenner)

Kendall është e veshur me një fustan, ndërsa barku i saj duket i fryrë.

Spekulimet për shtatzëninë e Kylie Jenner qarkullojnë që nga muaji shtator, ndërsa ajo ende nuk e ka pranuar këtë gjë.

(Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, ditë më parë Khloe Kardashian e konfirmoi shtatzëninë dhe ajo është në muajin e gjashtë.

(Foto: Instagram/KhloeKardashian)

Kim Kardashian po ashtu është duke pritur fëmijën e tretë, të cilin do t’ia lindë një nënë surrogate.

(Foto: Getty Images)