Burak Ozçivit apo siç e njohim ndryshe si ‘Kemali’, nga seriali më i shikuar te shqiptarët “Kara Sevda” është bërë aktori më i dashur turk.
Ai ka një numër të madh ndjekësish në rrjete sociale ku edhe e përcjellin çka bën.
Pamja e tij e jashtme, veshjet me shumë stil dhe stili i flokëve, janë vetëm disa nga ato çfarë bien në sy.
E së fundmi ai ka hedhur një fotografi në Instagram e ku shihet që ka filluar të ndryshoj stilin e flokëve e edhe kjo nuk u ka ikur fansave.
‘Kemal’ duket se ka vendosur t’i rris flokët dhe këtë ndryshim e kanë bërë edhe disa aktorë tjërë të njohur si Aras Bulut İynemli dhe Alperen Duymaz.
E stili i ri i Burakut po pëlqehet nga ndjekësit e tij, të paktën kështu po shprehen përmes komenteve.




















