Qeveria Japoneze do të jetë e radhës e cila ndalon blerjen e pajisjeve të telekomunikacionit të Huawei dhe ZTE raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Kompanitë Kineze janë vënë nën presion nga Uashingtoni dhe aleatët e tij për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë së produkteve të Huawei.
Një ndalim nga autoritetet Japoneze do të vinte pak ditë pas ndalimi në SHBA, Australi dhe Zelandën e Re.
Huawei vazhdimisht ka mohuar influencën e Pekinit.
Huawei është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit dhe furnizon disa prej operatorëve më të mëdhenj në botë. /PCWorld Albanian