Në skandalin e Panamasë është i përfshirë edhe skuadra e Interit.
Mediat italiane raportojnë se Interi dhe një kompani, Finmeccanica me aksionarë italianë janë të përfshirë në këtë skandal.
Emrat e tyre janë përfshirë në mesin e 11.5 milionë dokumenteve që kanë rrjedhur nga firma ligjore ‘Mossack Fenseca’ në Panama. Deri tani, nuk ka emra konkretë për përfshirjen e Inter.
‘Panama Papers’ është zbulimi më i madh gazetaresk i bërë ndonjëherë, duke bërë publike emra të liderëve botërorë që kanë fshehur paratë e tyre në firmën offshore për të mos deklaruar taksat.