Edhe Ilir Shaqiri veteranë i UÇK-së (Dokument)

E publikuar: 11/04/2015 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publikimi i listave të veteranëve në gjithë Kosovën tani më ka përfunduar. Gjatë ditës së djeshme janë publikuar edhe listat e Zonës së Drenicës.

E në këto lista po figurojnë edhe emrat e disa këngëtarëve të njohur. Edhe këngëtari Ilir Shaqiri ka hyrë në listat e veteranëve të UÇK-së. Ai bën pjesë në listën Zona Operative- Komanda ku komandat i kësaj zone ishte Sami Lushtaku.

Në të njëjtën listët është edhe këngëtarja Violetë Kukaj- Retkoceri.

Po cili ka qenë kontributi dhe merita e Iliri Shaqirit që ka dhënë gjatë kohës së luftës, që të shpallet veteranë?/Indeksonline/