Edhe Fitore Pacolli dhuron gjysmën e pagës së saj

E publikuar: 17/04/2020 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli do ta dhurojë gjysmën e pagës së saj për luftën kundër koronavirusit.

Këtë ajo e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

“Në këtë situatë emergjente shëndetësore shteti ka nevojë për ndihmën e secilit nga ne. Ne mund të ndihmojmë duke qëndruar në shtëpi e duke respektuar rregullat, e për ne që kemi sado pak mundësi edhe duke ndarë një shumë modeste për fondin e Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:

Edhe unë i bashkohem nismës së Kryeministrit dhe kolegëve të mi deputetë duke ndarë gjysmën e pagës sime.

Në këtë situatë emergjente shëndetësore shteti ka nevojë për ndihmën e secilit nga ne. Ne mund të ndihmojmë duke qëndruar në shtëpi e duke respektuar rregullat, e për ne që kemi sado pak mundësi edhe duke ndarë një shumë modeste për fondin e Qeverisë së Kosovës.

Asnjëherë më shumë si shoqëri se në këto ditë të vështira nuk e kemi ndier nevojën për një sistem të zhvilluar publik shëndetësor.

Ta mbajmë në këmbë sistemin tonë publik shëndetësor. Pa të nuk do të mund t’ia dalim.

P.S. E ata që e kanë vjedhur paranë publike duhet një nga një t’ia kthejnë sot shtetit.