Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar edhe për dy raste të reja me koronavirus në vend.
Bëhet fjalë për persona që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara më herët.
“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiq-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët – Vushtrri, e moshës 73 vjeçe”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së të martën mbrëma.
Me këto dy raste, numri i të infektuarve rritet në 63.