â
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të vdekjeve.
“Një paciente 78 vjeçare e konfirmuar pozitiv me test të Covidit -19 ka vdekur, si dhe një pacient i moshës 71 vjeçar i dyshuar por ende pa kryer testin poashtu ka vdekur”, bëhet e ditur në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës në rrjetin social Facebook.
Ky është njoftimi i plotë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
atkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur dy raste të vdekjeve. Një paciente 78 vjeçare e konfirmuar pozitiv me test të Covidit -19 ka vdekur, si dhe një pacient i moshës 71 vjeçar i dyshuar por ende pa kryer testin poashtu ka vdekur.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 583 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.Nga këta 61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 11 lindje, 5 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje 4 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore..
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 12 operacione, ndërsa 452 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,505 analiza.