Bologna është duke i konkurruar Sampdorias për nënshkrimin e sulmuesit të Romës, Patrik Schick.
Futbollisti çek ka pasur probleme me formën e tij prej se iu bashkua Giallorossëve në vitin 2017 dhe pritet që në janar të largohet nga Stadio Olimpico, së paku në formë huazimi.
Patrik Schick (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/GUliver)
Opsioni më logjik është kthimi te Sampdoria, mirëpo Il Resto del Carlino raporton se edhe Bologna është përfshirë në garë.
Rossoblutë duan ta huazojnë 22-vjeçarin, ndërsa Roma është e gatshme ta shqyrtojë ofertën.
Giallorossët janë të interesuar për futbollistin e Bolognas, Erick Pulgar dhe talentin Ilias Koutsoupias, prandaj munda ta shfrytëzojnë Schickun për realizmin e planeve të tyre.
Patrick Schick (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)
Sulmuesi çek ka qenë në pronësi të Sampdorias (2016-2018) dhe më pas pritej t’i bashkëohet Juventusit, por transferimi dështoi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Roma nuk e mori parasysh problemin e tij me zemër dhe e transferoi fillimisht si huazim (në verën e vitit 2017) dhe pastaj e bleu kartonin e tij. /Telegrafi/


















