Mediat spanjolle shkruajnë se Diego Simeone e kërkon me çdo kusht kosovarin në “Vincente Calderon”.
Për këtë arsye, gjatë ditëve në vijim pritet që Atletico Madrid të dërgojë edhe ofertën zyrtare drejt Borussia Monchengladbach për kosovarin.
Vështirë të thuhet se klubi gjerman do të lejojë largimin e kosovarit, mirëpo një ofertë e majme nga Spanja do t’i ndryshonte gjërat.