Apple gjithashtu ka lëshuar antidotin për problemin e sigurisë që u zbulua në protokollin e sigurisë WPA2 të rrjeteve Wi-Fi.
Por zgjidhja është e disponueshme vetëm në versionin beta të iOS 11.1 dhe ekzaktësisht versionin e tretë për zhvilluesit.
Ndërsa të gjithë kanë mundësinë për të shkarkuar dhe instaluar betan, përdoruesit e thjeshtë duhet të presim pak më gjatë përpara se Apple të lëshojë versionin zyrtare të iOS 11.1.
Apple nuk është kompania e vetme që ju kundërpërgjigj problemit të sigurisë kaq shpejt. Microsoft në të vërtetë ka publikuar një përditësim pak orë pasi problemi u evidentua.
Nëse doni të dini se cila kompania kanë marrë një qasje proaktive, atëherë kjo listë tregon përditësimet e publikuara për pajisjet e prekura.
Nga ana tjetër përdoruesit e Android, të cilët gjithnjë janë të fundit kur flitet për një përditësim sigurie, duhet të presin deri më 6 Nëntor. /PCWorld Albanian