Edhe AAK mbështetë dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit

E publikuar: 05/01/2021 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se AAK do të të votojë pro dërgimit të ekipeve të FSK-së, në emisione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA.

‘AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në emisione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej ai ka thënë se kjo është ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s

‘Kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s, që për Republikën e Kosovës është synim i përhershëm’, përfundoi ai.