IKSHPK ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 8 raste të infektuar me koronavirus, duke quar kështu numrin e përgjithshëm në 71.
“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.
Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.
Njoftimi i plotë
SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!
Komunikatë për media
Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.
Nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Nga data 01.02.2020 deri me 25.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 18.027 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.306, Vërmicë 4.825, Jarinje 1.362, Dheu i Bardhë 1.010, Hani i Elezit 2.587, Kullë 1.151, Qafë Morinë 47, Bërnjak 521, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 445.982 raste të COVID-19 dhe 19.795 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81.218), Italia (69.176), SHBA (59.966), Spanjë (47.610), Gjermani (35.740), Irani (27.017), Francë (22.304), Zvicër (10.537), Mbretëri të Bashkuar (8.227), Holandë (6.412), Austria (5.588), Belgjikë (4.937), Turqi (1.874), Greqi (821), Slloveni (528), Kroaci (442), Serbi (384), Maqedoni e veriut (177) , Shqipëri (146) dhe Mali i Zi (52).
Deri me 25 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej këto raste të vdekjes. Numri më i madh i rasteve të vdekjes: Itali (6.820), Spanjë (3.434), Francë (1.100), Mbretëri të Bashkuar (433), Holandë (356), Gjermani (185), Zvicër (149), Belgjikë (178), Turqi (44), Danimarkë (34), Austri (30), Greqi (22), Poloni (13), Hungari (10), Luksemburg (8), Shqipëri (5), Slloveni (5), Serbi (4), Bullgari (3), Maqedoni e veriut (3), Kroaci (1) dhe Mali i Zi (1).
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!