Gjashtë raste të reja me koronavirus janë regjistruar të martën në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan.
Të martën janë testuar 294 mostra.
Në total, deri tash në Kosovë janë regjistruar 1269 raste pozitive. 912 persona janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur.