U.S. Army Paratroopers assigned to the 2nd Battalion, 504th Parachute Infantry Regiment, 1st Brigade Combat Team, 82nd Airborne Division, deploy from Pope Army Airfield, North Carolina, Jan. 1, 2020. Elements of the Immediate Response Force mobilized for deployment to the U.S. Central Command area of operations in response to increased threat levels against U.S. personnel and facilities. The IRF and the All American Division remain postured and ready to deploy in support of the National Command Authority. (U.S. Army photo by Capt. Robyn J. Haake)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të dërgojnë 400 ushtarë shtesë në Kosovë, të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Mësohet se të gjithë ushtarët që pritet të vijnë në Kosovë janë nga Garda Kombëtare e Iowas.
“Një grup shtesë prej 400 ushtarës të Gardës Kombetarë të Iowa-s morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Iowas.
Në njoftim thuhet se ky është moblizimi më i madh i Gardës së Iowa-s në mbeshtetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njesitet e para në Kosovë.
330 ushtatë të tjerë do të vendosen në fund të korrikut si pjesë e Artilerisë së Fushës 194, Ekipi luftarak i Brigadës së 2-të të këmbësorisë në Komandën Qendrore të SHBA-së. Kjo është një zonë me 20 vende, përfshirë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë Qendrore, përfshirë Afganistanin dhe Irakun.
Njësia përfshinë ushtarë nga Iowa dhe Minnesota. Ceremonia e dërgimit do të bëhet e ditur më vonë.
Njoftimi për dërgimin e trupave shtesë nga SHBA-ja në Kosovë, vjen disa muaj pasi zyrtarët amerikanë paralajmëruan se mund të tërheqin trupat nga Kosova, nëse Prishtina zyrtare nuk heqë taksën ndaj produkteve serbe, pa kushte. Më 1 prill, Qeveria në detyrë e Kosovës hoqi taksën dhe vendosi masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe. /Telegrafi/