Njësitë policore në bashkëveprim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë asgjësuar rreth 2 mijë kilogram mish me afat të skaduar në Prishtinë.
Gjatë kontrollit në disa depo të furnizuesve të mishit dhe produkteve të mishit është hasur në produkte të mbajtura jashtë procedurave të ruajtjes, mall pa origjinë dhe me afat të skaduar.
Policia njofton se me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
PRODHIM DHE VËNJE NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR
Prishtinë 20.10.2023. Njësitë policore në bashkëveprim me Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinës kanë kryer kontrollin e disa depove të furnizuesve të mishit dhe produkteve të mishit. Gjatë kontrollit janë hasur produkte të mbajtura jashtë procedurave të ruajtjes, mall pa origjinë, afat të skaduar, të cilat janë konstatuar në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg (dymijë), mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, i cili është asgjësuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.


















