Prestigjozja “The Economist” i ka kushtuar një artikull shtetit të Kosovës, dhe faktit që Kosova këtë vit po feston një dekadë shtet, që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Ky artikull i “The Economist” fillon me ngjarjen e cila vuri në sprovë shtetin e Kosovës dhe sundimin e ligjit në vend, vrasjen e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, transmeton lajmi.net.
“Oliver Ivanoviq, një politikan serb i Kosovës i cili u vra më 16 janar të vitit 2018, duke u goditur me 6 plumba në trupin e tij, kjo vrasje ishte një shenjë e zymtë për Kosovën, e cila feston 10 vjetë shtet që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt. Minoriteti serb që një kohë të gjatë është i frikësuar nga popullata shumicë e Kosovës, shqiptarët. Tani, ashtu siç thoshte lideri i vrarë para vdekjes së tij, duhet të frikësohemi më shumë nga serbët se sa nga shqiptarët”, shkruan në këtë artikull.
“Ivanoviq u qëllua jashtë zyrës së tij në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Pas luftës së 1999-tës, në të cilën NATO intervenoi ndaj kampanjës serbe për pastrimin etnik të shqiptarëve, ai u ndihmoi serbëve në marrjen e kontrollit të pjesës veriore të Mitrovicës, ndaj jugut i cili banohet nga shqiptarët. Në kohën e vdekjes së tij, ishte në proces gjyqi kundër tij, i cili e akuzonte atë për krime lufte. Shumë serb mendojnë që vrasja e Ivanoviq ka ndodhur nga kundërshtarët e tij politik” shkruan “The Economist”.
“Festimet e Pavarësisë së Kosovës, do të jenë të ëmbla dhe të hidhura. Shteti po përballet me një varfëri të skajshme, ku Kosova dhe Bjellorusia janë vendet e vetme evropiane të cilat nuk kanë hyrë ende nën zonën Schengen. Shumë kosovarë mendojnë që liderët e tyre janë të përfshirë në krim të organizuar. Një Gjykatë Speciale është ngritur në Hagë për të hetuar krimet e dyshuara të kryera nga Shqiptarët e Kosovës gjatë luftës, por shumë zyrtarë të BE-së thonë që dëshmitarët janë të frikësuar të japin dëshmitë e tyre” vazhdohet në këtë artikull, raporton lajmi.net.
“Është e vështirë të hetohen për krime lufte, të njëjtit që janë heronjë të saj. Vitin e kaluar, tash Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i liruar nga akuzat për krime lufte nga Gjykata në Hagë, ishte arrestuar në Francë me dyshimet për të njëjtat akuza. Francezët e liruan atë, por ai arrestim ringjalli dyshimet për karrierën e tij. Ai tani është një Kryeministër i Kosovës. Për kuriozitet, ai është i mbështetur edhe nga komuniteti serb në Parlamentin e Kosovës. Shumë kosovarë e shohin këtë si një provë të mjaftueshme se politika është më pak për çështje se sa për mbledhjen e plaçkave nga ajo” thuhet në këtë shkrim.
“Dhjetëra mijëra serbë ikën nga Kosova me fillimin e luftës. Më shumë se 120 mijë raportohet të kenë mbetur, të cilët për shumë vite janë mbrojtur nga forcat ndërkombëtare, por gjithsesi situata është më e qetë tani. Që nga viti 2011 Serbët dhe Kosovarët i kanë hyrë një procesi të dialogut me rekomandimet e Bashkimit Evropian”.
“E rëndësishme është edhe bashkëpunimi në rritje i mafisë shqiptare me atë serbe, të cilat filluan mbizotërimin me klasat e tyre politike. Në Mitrovicë, ata që dijnë detaje të rëndësishme, janë të frikësuar të flasin. Marrëveshja është të mos shkaktosh “valë” thuhet nga burimet e ndryshme. Ata punojnë bashkë, the njerëzit e dijnë se është më mirë të mos flasin për këtë punë”, thuhet aty.
“Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thotë se se Serbia do që t’i zgjerojë bisedimet për problemet e ndryshme, duke përfshirë edhe ndryshimin e kufinjve. Veriu i Kosovës i banuar me serbë mund t’i bashkohet Serbisë, ndërkaq që enklavat e banuara me shqiptarë në Serbi mund t’i bashkohen Kosovës. “Nuk duhet ta lëmë Kosovën një konflikt të ngrirë”, citohen fjalet e Gjuriq.
“Shumë serbë, të cilët jetojnë në pjesën jugore të Kosovës, janë të tmerruar nga kjo ide. Shumë klerikë thonë që gjithmonë ndryshimet dhe ndarjet ndodhin në mënyra të dhunshme”.
“Në fakt, gjasat për një shkëmbim territoresh janë të pakta. Nëse kufinjtë e Kosovës do të ri ndryshoheshin, I njëjti fat do t’i përcillte edhe kufinjtë e Bosnës dhe Maqedonise. Dhe kjo do të thoshte luftë. Nga burime të ndryshme thuhet se ky shkëmbim është propozuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, ndërkaq pala kosovare nuk ka qenë e interesuar. Amerikanët dhe Gjermanët I thanë jo kësaj ideje,për shkak të Bosnës dhe Maqedonisë, çështja mbyllet” përfundohet në këtë artikull./Lajmi.net/