
Shkruan: Shenoll Muharremi
Maraku i politikës kosovare: ZGJEDHJET. Krejt cikli politik dhe social është prej zgjedhjeve në zgjedhje. Na zvarritin në këtë proces, se qaty e kanë interesin, po edhe përfitimet.
Të krijohet përshtypja që ata në politikë janë vetëm për zgjedhje. Me luftu me njëri-tjetrin. Me u rre me fjalë, me sha e ofendu sa më shumë, me sulmu deri në asgjesim.
E kur të mbarojnë zgjedhjet, harrojnë krejt pse ekzistojnë. Harrojnë cila është esenca e zgjedhjeve. A e keni pa, si përfundan zgjedhejt, u avulluan të gjitha premtimet… u zbehen dhe shkatërruan të gjitha shpresat.
Kur vjen puna me i shërby qytetarit e bizneseve, zhduken këta krejt. A e keni pa për krizën e energjisë. Tjetërsohen. Nuk i njeh më. Ka raste kur asnjë fjalë të vetme se qesin prej goje. Harrojnë çka kanë premtu e folë në fushata.
Po nuk janë zgjedhjet qëllim më vete, o të dashtun… Ato janë mjet. Një vegël me garu, me pa cila ide është më e mirë, kush ka me punu për publikun, kush ka me kry ndonjë punë të hajrit.
E këtu te na, me zgjedhje përfundon gjithçka. Bllokojnë. E paralizojnë krejt shtetit. Rrezikojnë deri në shkatërrim, sa për që kanë pikë përgjegjësie.
E edhe kur nuk bllokojnë, nuk është që punojnë shumë. Dmth qëllimi nuk është me qeverisë, por me sundu.
Tybe këta as nuk e kanë kuptu mirë çka është qeveria e çka është shteti. As çka janë zgjedhjet. Me kuptu a kishin vepru kështu. Kështu as një armik nuk i kishte bë vendit tjetër.
Ecni shkoni në shpi. Kthenu në shkollë, mësoni gjërat bazike, mos na merrni në qafë me budallakina tuaja!