Një video e publikuar nga mediat e huaja thuhet se tregon një grua e cila “sfidon” ligjet në Iran duke ecur në rrugë pa mbulesë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gratë kanë filmuar veten të pambuluar duke dashur të tregojnë disa nga abuzimet me të cilat ballafaqohen ato për mosrespektimin e rregullave rigoroze fetare të Iranit.
Në një moment pamjet tregojnë një burrë që kërcënon gruan me goditje për shkak se ka thyer ligjin.
Mbulesa ka qenë një kërkesë e detyrueshme e veshjes për gratë në Iran që nga Revolucioni Islamik më 1979. /Telegrafi/