Caio Afeto nga Espirito Santo i Brazilit, ka kaluar me sukses nëpër litarin e vendosur sipër dy shkëmbinjve të lartë 25 metra, ndërsa poshtë kalonte treni.
Eksploruesi 30-vjeçar, ishte inspiruar të kryente këtë ecje, pasi kishte parë fotografinë e realizuar nga një udhëtar, teksa po lëvizte nëpër këtë hapësirë, transmeton Telegrafi.
“Ishte shumë e vështirë ta gjeja këtë zonë, që nuk ishte më larg se 90 kilometra nga shtëpia ime. Desha ta shohë edhe unë, jo nga treni, por prej lartë”, ka thënë Afeto lidhur me rastin.
Pasi ngjarja është postuar në internet, shumë vizitorë po shkojnë të shohin shkëmbinjtë e ndarë, mes të cilëve shtrihen binarët. /Telegrafi/