ECHR-ja e shqetësuar me tentimin për shfuqizim të Speciales

E publikuar: 10/01/2018 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Evropiane për të Drejtat e Njeriut është e shqetësuar nga përpjekjet e vazhdueshme për të minuar punën e Dhomave të Posaçme.

Dhomat, në veçanti, janë një pjesë e rëndësishme e angazhimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe punës së Kosovës për të adresuar krimet e kryera gjatë luftës.

ECHR-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të fokusohet në përmirësimin e të drejtave të njeriut, në sundimin e ligjit dhe jo të kërcënoj demokracinë dhe rritjen e korrupsionit, Qeveria e Kosovës duhet të jetë Qeveri Demokratike e cila fokusohet në Integrimet Evropiane dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Krimet e luftës te cilat do të trajtohen nga Dhomat e Posaçme është një kohe ku Kosova do të dëshmoj mbi respektimin e të drejtave të njeriut.

“ECHR dhe partnerët e saj ndërkombëtar nga e gjithë Bota do të ofrojnë mbështetje të plotë Zyrës së Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të shteteve të Quintit në Kosovë për zbatimin e plotë të aktivitete rreth Dhomave të Posaçme”, thuhet në një komunikatë për media.

“Qeveria e Kosovës duhet te jetë shumë e kujdesshme ndaj hapave dhe veprimeve të cilat do ti ndërmarr gjatë vitit 2018. Qeveria e Kosovës po ashtu duhet të konsultohet për çdo vendim lidhur me Dhomat e Posaçme me Institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel dhe poashtu duhet të koordinoj aktivitete me shtetet e Kuintit në Kosovë.

ECHR kërkon nga Zyra e Presidentit, Qeveria e Kosovës dhe nga deputetët e Parlamentit të ndalojnë çfarëdo aktiviteti për shfuqizimin e Domave të posaçme. Qeveria Kosovës duhet të jetë më bashkëpunuese dhe më e hapur për bashkëpunim me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare./koha.net/