eBay paralajmëroi Wall Street-in ditën e Mërkure kur tha se fitimi mund të bjerë këtë tre mujor poshtë pritshmërive të analistëve duke bërë që aksionet e kompanisë të shënojnë rënie të menjëhershme.
Tregu online ka shtuar përpjekjet për të kapur Amazon.com dhe shërbimin e saj të dërgesave brenda tre ditësh me shpresën se do të bëjë diferencën.
Për 2017-ën kompania parashikon një fitim prej 1.99 deri në 2.01 dollar për aksion. Në tre mujorin e tretë të vitit të ardhurat e gjeneruara nga shitjet në platformën e saj kapnin vlerën 21.7 miliard dollar.
Të ardhura e kompanisë ishin 2.41 miliard dollar një rritje me 8.7% nga 2.37 miliard dollar në tre mujorin paraardhës. Sakaq fitimi ishte 523 milion dollar.
eBay raportoi 2 milion blerës aktivë më shumë në muaj duke dërguar numrin e tyre në 168 milion. /CIO Albanian