eBay akuzoi ditën e Enjte Amazon për përdorimin e skemave të jashtëligjshme për të joshur blerësit.
Në një deklaratë publike eBay tha se Amazon ka përdorur sistemin e tij të komunikimit për të kontaktuar me tregtarët.
eBay tha se do të ndërmerrte hapat e nevojshëm për tu mbrojtur nga kjo taktikë ndërsa Amazon tha se ka nisur një hetim të thellë lidhur me pretendimet e rivalit.
Ishte Wall Street Journal që raportoi për herë të parë taktikat e pandershme të Amazon.
Në raport thuhej se eBay kishte zbuluar anëtarë të stafit të Amazon që kontaktonin blerësit e shitësit e eBay përmes sistemit të mesazhimit.
Hetimi zbuloi se mbi 50 punonjës të Amazon kanë dërguar mbi 1,000 mesazhe tregtarët të eBay duke u kërkuar ta braktisin.
eBay kërkoi që Amazon të ndalonte këtë praktikë. Ky i fundit mësoi rreth kësaj skeme vetëm 10 ditë më parë. /PCWorld Albanian