Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se kompania “Easy Jet Airlines”, do të nis fluturimet nga Kosova që nga 27 marsi me çmime të lira.
“Më 24 mars 2014, kompanisë “Easy Jet Airlines”, i është mundësuar hyrja në tregun e Kosovës, me ç’rast do t’i shfrytëzoj të drejtat e trafikut”
” Kjo kompani ka orar të fluturimit nga data 27 e këtij muaji. Hyrja e një kompanie Ajrore nga Anglia, në tregun kosovar, është e një rëndësie të posaçme. “Easy Jet Airlines”, operon me loë cost dhe do të ndikoj në zhvillimin konkurrues të aviacionit civil” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Infrastrukturës.