E zuri betoni derisa punonte, ky është punëtori që humbi jetën në Arbëri

E publikuar: 22/11/2025 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punëtor ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës sa ishte duke punuar, në lagjen “Arbëri” të Prishtinës.

Viktima e kësaj tragjedie është Bashkim Nitaj, nga fshati Drenoc i Deçanit.

Për humbjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili ka vlerësuar kontributin e Nitajt si aktivist dhe ka shprehur ngushëllime për familjen.