Një e mbijetuar e përdhunimit e ka vrarë veten, pasi që ishte detyruar të martohej me përdhunuesin e vet të dyshuar në Haryana, Indi.
Nëntëmbëdhjetë vjeçarja, emri i të cilës nuk është bërë publik, ishte e martuar për shtatë muaj para se t’ia merrte jetën vetes, sepse ishte bërë subjekt i një fushatës së torturës fizike dhe mendore nga të afërmit e burrit, transmeton Express.
Nëna e saj ka thënë se e bija madje ishte varur pas vdekjes dhe se të afërmit e burrit të saj e kanë kërcënuar që të paguajë shpenzimet ligjore për rastin e përdhunimit.
“Ajo ishte subjekt i dhunës fizike dhe mendore,” ka thënë ajo për Times of India.