Policia e Kosovës njofton se të premten, në Leskoc të Klinës është arrestuar një person pasi e vrau me pushkë gjuetie qenin e një gruaje.
Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjahu, për njërën posedonte leje ndërsa për tjetrën jo.
Raporti:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh.Leskoc-Klinë, 13.10.2023-17:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me pushkë gjuetie ia kishte vrarë qenin ankueses femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjahu, për njërën posedonte leje, ndërsa për tjetrën nuk posedonte leje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
















