Një studim i ri, ka treguar që thellësia më e vogël e vagjinës ka qenë 6,9 centimetra, ndërkaq më e madhja 14,8 centimetra. Mirëpo, për të arritur deri te rezultati definitiv, është e nevojshme të krahasohen me penisët.
William Masters dhe Virginia Johnson kanë zbuluar që thellësia mesatare e vagjinës të femrave rritura, të cilat akoma nuk kanë lindur fëmijë është midis shtatë dhe tetë centimetra.
Megjithatë, kanë vërejtur që gjatë përndezjes (eksitimit) seksuale vagjina rritet, andaj këta numra rriten nga 11 deri në 12 centimetra, transmeton Telegrafi.
Një studim diç më i ri, në të cilin këtë herë kanë marrë pjesë edhe femrat të cilat kanë lindur fëmijë, ka treguar që thellësia më e vogël e vagjinës ka qenë 6,9 centimetra, ndërkaq më e madhja 14,8 centimetra.
Pra, këto janë të dhënat zyrtare për atë se sa janë vagjinat mesatare. Mirëpo, për të arritur deri te rezultati definitiv, është e nevojshme të krahasohen me penisët.
Sipas hulumtimeve, gjatësia e penisit mesatar në ereksion është 13,2 centimetra, ndërkaq vëllimi 11,7 centimetra. Penisi mesatar, kur nuk është në ereksion është 9,1 centimetra, ndërkaq vëllimi 9,3 centimetra.
Prandaj, rezulton që për seks të mirë ka rëndësi përshtatja e organeve gjenitale të të dy partnerëve. Përveç nëse posedoni çelës i cili hap bash të gjitha bravat.