Enca Haxhia këto ditë ka qenë aktive në realizimin e një seti fotografik, ndërsa disa prej imazheve i ka ndarë me fansat e saj.
Ditë më parë ajo kishte publikuar një video, teksa merrte poza në një lokal në Tiranë dhe e gjitha duket të kenë qenë pjesë e aktiviteteve të saja artistike.
E veshur me fustan të zi dhe gjoksin në plan të parë, këngëtarja qëndronte në mënyrë atraktive para fokusit të kamerës.
Ndërsa kësaj radhe, ajo e ka publikuar një imazh me po këtë veshje duke marrë pëlqime të shumta nga fansat e saj.
Njëherësh vëmendje ka marrë edhe përshkrimi që ka zgjedhur për këtë fotografi: “Shtrati im akoma vetëm”.