Anulimi i ndeshjes së fundit të kampionatit në “Old Trafford”, mes Manchester United dhe Bournemouth, erdhi fillimisht nga frika e një bombe të harruar brenda stadiumit.
E vërteta është qesharake pasi një kompani që kishte kryer trajnime për gjetje eksplozivësh e kishte harruar “bombën” false në stadium, pasi kishte mbaruar ushtrimet me qentë e specializuar për gjetje bombash.
Federata angleze ka konfirmuar se ndeshja e shtyrë mes Manchester Unitedit dhe Bournemouth, të luhet më 17 maj, ditën e martë duke filluar nga ora 21:00.