Pak ditë më parë, nisur edhe nga disa fotografi, u mendua se biondja e bukur e Top Channel ishte duke përgatitur një klip të sajin.
Por me sa duket, e gjitha ka qenë një provokim.
Skenat e xhirimeve të Luanës përpara mikrofonit janë filmuar gjatë kohës kur stafi i Top Channel punonte për këngën tradicionale të fundvitit.
Për sa i takon këngës që Top Media do të përshëndesë këtë vit shikuesit, mësohet se bëhet fjalë për një version shqip të “Heal the World” nga Michael Jackson.


















