Letër e veçantë e Celtic ndaj tifozëve të skuadrës. Nëse deri tani iu duken të çuditshme vendimet e Man. United, që ndalon përdorimin e çdo lloj tableti në stadium, apo ai i Borussia Dortmund që ka ngadalësuar fuqinë e internetit në “Signal Iduna Park” në mënyrë që tifozët të jenë më shumë të përqëndruar te ndeshja, nuk keni dëgjuar asgjë.
Cudia e radhës ndodh në Skoci, me Celtic që i ka komunikuar tifozëve të skuadrës të kujdesen më shumë për higjenën personale, ose më saktësisht që të lahen, pasi bien ere. Në drejtim të klubit kanë ardhur ankesa nga njerëzit që ankoheshin se disa tifozë të palarë po i ulnin dëshirën për të ndjekur ndeshjet në stadium. Mbetet ende e paqartë sa prej tyre e kanë marrë letrën nga drejtuesit e klubit.