“E turpshme, veteranët i përjashtuan në formën më të keqe, me komunikim me Radoiçiqin” – Çitaku për qeverinë Kurti

E publikuar: 15/01/2025 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretarja e përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku tha se nëse kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza fiton, atëherë do të rriten pensionet e veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Çitaku në emisionin Pressing në T7 tha se kjo qeveri i përjashtoi veteranët në formën më të keqe të mundshme.

Për këtë, Çitaku thotë se është e turpshme.

“Kemi parashikuar rritjet e pensioneve për veteranët dhe invalidët e luftës. Është e turpshme…për ushtarët, për veteranë, për familjarët e dëshmorëve nuk duhet të kemi debat, ne duhet vetëm të ngritemi në këmbë e të rrahim shuplaka. Si është e mundur që kategoria që ka dhënë më së shumti për lirinë e pavarësinë tonë, përjashtohet në formën më të keqe, me komunikim me Radojqiqin”.

Tutje, ajo shton se veteranët që janë të aftë të punojnë në sektorin privat, do ta kenë të lejueshme punësimin dhe nuk do t’ju ndalet pensioni.

Pasi, sipas saj, pensioni iu takon veteranëve, punojnë ose jo.

“Secili veteranë i UÇK’së, që është i aftë e mund të punojë në sektorin privat, duhet ta ketë të lejueshme, dhe nuk do t’i ndalet pensioni. Pensionin ai e meriton, nuk është kjo një dhuratë që ne po ua bëjmë, është diçka që ju takon. Nuk është çështje bujarie, e as mirësie”.