“Kurir”, një ndër mediat më të njohura në Serbi e përshkruan në këtë mënyrë Elbasanin dhe rrugën që të çon në këtë qytet:
“Rruga nga Tirana në Elbasan, në të cilën do të udhëtojë ekipi i Serbisë është 45 kilometra e gjatë, dhe do të jetë sfida më e madhe për sigurinë. Për të shkuar në qytetin e vogël duhet një orë, duke respektuar kufizimet rrugore dhe ngushticat malore.
Elbasani, vendi ku do të qëndrojnë futbollistët në hotel është një vend me 100 mijë banor, dhe ka një papunësi të madhe. Rruga është me shumë kthesa dhe me një trafik të rënduar, teksa në disa vende maksimalja është 30 kiliometra në orë. Përreth ka shtëpi të shkatërruara, restorantet, si dhe shumë shitës të frutave dhe perimeve”, raporton Albeu.
“Tuneli i ri është dy kilometra i gjatë, dhe është pjesë e një autostrade në ndërtim e sipër. Elbasani gjatë kohës së komunizmit ka qenë një qytet industrial, për shkak të marrëdhënieve të mira me kinezët.
Stadiumi është i ndërtuar këtë vit dhe ka gjithsej një kapacitet 13 mijë vende, dhe i plotëson të gjitha kërkesat e UEFA. Pallatet që rrethojën stadiumin do të jenë të mbyllura dhe nuk do të lejohet të shikohet ndeshja nga ballkonet”./Albeu.com/