Raheem Sterling brenda 48 orëve të ardhshme pritet të jetë lojtar i ri i Manchester Cityt.
Supertalenti i Liverpoolit pritet të largohet nga Reds pasi që oferta e radhës e Cityt pritet të jetë e papërballueshme.
City i ka dërguar deri tani dy oferta të cilat janë refuzuar nga gjigandi anglez. E para ishte 35 milion funta, e dyta 40, ndërsa nesër pritet oferta e tretë dhe vendimtare, plot 50 milion funta.
Me këtë ofertë Liverpoolit thuhet se do të dorëzohet për Razzan nga i cili do të përfitoi gati 60 milion euro. Sterling do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i ri në histori të futbollit.