Hyri në zyrën e pritjes, ku ndodhej sekretarja dhe një koleg tjetër që rrinte në këmbë. Dukej sikur gjithçka ishte në rregull, me rojën e një biznesi të vogël në Santo Domingo të Republikës Domenikane.
Qetësisht burri drejton nga vetja tutën e gjatë të pushkës dhe e shkrepë papritmas.
Për një çast ai shihet ende i ulur në karrige, me gjakun që i kullon nga plaga, derisa bie në dysheme dhe zhduket nga kuadri i kamerës së sigurisë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihen arsyet e vetëvrasjes, që tmerroi kolegët gjatë orarit të punës