Grupi terrorist ISIS ka publikuar një video propaganduese ku shfaqë sulmuesit e Parisit duke hequr koka dhe duke u trajnuar pak para se ata të sulmonin në Paris, ku si pasojë mbetën të vdekur 130 persona.
Në video është publikuar kërcënimi nga Abdelhamid Abbaoud, personi kryesor që ishte prapa sulmeve të Parisit, ku ai tregon secilin terrorist duke kryer akte tmerruese, raporton Express.
Video përfundon me kërcënimin e grupit xhihadist duke thënë se ata do ta sulmojnë në të ardhmen Britaninë dhe duke akuzuar vendimin e Britanisë për sulme ajrore në Siri.
Vërejtje: Pamje të rënda