E tmerrshme, një polic i Maqedonisë “kushton 70 mijë euro”

12.05.2015 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
E tmerrshme, një polic i Maqedonisë “kushton 70 mijë euro”

Pjesëtarët e policisë në Maqedoni janë të shokuar pas informatave se Qeveria ka vendosur që çdo polici të vrarë, familjes së tij ti japë 70 mijë euro si dëmshpërblim për jetën e humbur, bën të ditur Zhurnal.

Një person i cili ka dërguar një letër në redaksinë e Agjencisë Zhurnal dhe i cili thotë se është pjesëtar i policisë thekson se “vendimi i qeverisë është përbuzës”.

Ai ka pyetur se si është e mundur që një jetë njeriu të kushtojë 70 mijë euro, duke shtuar se kjo nënkupton se ne nuk kemi asnjë peshë. Sipas tij, “morali i njësiteve speciale ka rënë në pikën zero dhe askush nuk merr guximin që të shkojë në një aksion të ngjashëm si në lagjen e Trimave në Kumanovë ku humbën jetën 8 policë dhe 30 u plagosën”.

Ja çfarë shkruan në letrën e tij personi në fjalë që thotë se është polic

“Po ju shkruj me zemren e thyme dhe me ni shqetsim tmadh per at qi ndodhi nKumanove. Me ni fjal ajo ishte kaspphane e vertet. Un personalisht jam polic dhe ni pjess tmadhe i kam njoft. Un s’dua te besoj qe per nje dit me u vra 8 polic. Ni grup me luftue me shtetin dhe shteti me humb kshtu sma ka marr mendja e as qe kam besu. Pom duket se dikush i shtini nzjarm polict. Jam tu fol me shokt e mi polic, shqiptar e maqedon edhe asnjanit sja merr mendja me shkue ne akci, kur jeta jone po kushtojka 70 mi euro”, ka shkruar një person i cili pretendon se është polic.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë dje ka vendosur që për aksionin policor në Kumanovë, për familjet e anëtarëve të vrarë të forcave të sigurisë t’u jep një kompensim financiar në shumën prej 70.000 euro për familje.

Qeveria poashtu ka vendosur që të japë kompensim financiar edhe për pjesëtarët e forcave të sigurisë që u plagosën në aksionin policor në Kumanovë. Që oficerit më rëndë të plagosur t’i dhurojë një kompensim financiar prej 40.000 euro në denarë.

Katër policëve që u plagosën rëndë dhe janë nën trajtim intensiv tu jepet kompensim financiar prej 35.000 euro për polic.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Liderët evropianë të gatshëm për negociata me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Afër 20 milionë euro të groposura në pyll, Reuters publikon pamjet e parave që iu gjetën ish-ministrit të Orban

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Arrestime të njëpasnjëshme, Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Elon Musk tallet me humbjet e republikanëve, pavarësisht shpenzimeve rekord në zgjedhjet afatmesme

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit – Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Aeroplani me Vulin dhe dy zyrtarë serbë i nisur drejt Rusisë kthehet mbrapsht, politikani serb: Kush po ik drejt Moskës?

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Protestat e dhunshme në Francë, vendoset shtetrrethimi i pjesshëm në Paris dhe disa qytete të tjera

Rubio: Trump do të marrë deri në 60 ditë për të shqyrtuar sanksionet ndaj Rusisë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

Musk rikthehet në kampin e Trumpit, do të drejtojë studimin e Pentagonit mbi të ardhmen e luftës

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB