E mbanin të lidhur për litar, duke ia kufizuar lëvizjen. Fëmija i zhveshur dhe me litar në qafë, është detyruar të hante nga dyshemeja ushqim qeni.
Këto fotografi që janë bërë në Filipine, kanë ngjallur shqetësimin e shumë njerëzve, vetëm pak momente pasi janë postuar në Facebook nga vet nëna e djaloshit.
Ka qenë Lurleen Hilliard që punon si aktiviste e të drejtave të fëmijëve, që ka ngritur alarm për këtë situatë.
Gruaja 46-vjeçare nga Dablini, ka rënë në kontakt me autoritetet në Filipine, të cilët më pas e kanë marrë djaloshin nga familja që e abuzonte. /Telegrafi/