Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj një shkrimi të diplomatit të pensionuar amerikan Shaun Byrnes, i cili thotë se Presidenti i Kosovës, Thaçi, dhe presidenti serb, Vuçiq, kanë përgatitur një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit që ka përcaktuar marrëdhëniet e Serbisë me qytetarët e saj shqiptarë për një shekull.
Thaçi, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se është zhgënjyese të shohësh miqtë e Kosovës dhe të mitë, Daniel Serwer e Shaun Byrnes, duke u mashtruar nga lajmet e rreme, pasi s’ka marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ka marrëveshje apo asgjë të tillë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një e tillë mund të arrihet përmes një procesi transparent me lidershipin e SHBA-së dhe ju ftoj që të ndihmoni. Grenelli është duke bërë një punë të shkëlqyer”, ka shkruar Thaçi në një postim në Twitter.
“Ne kemi nevojë për mbështetje në këtë proces, e jo pengesa, e as kundërshtime. Kjo ka të bëjë për fëmijët tanë”, përfundoi Thaçi.
Shaun Byrnes kishte shërbyer si shef i misionit mbikëqyrës amerikan në Kosovë më 1998-99, njofton Telegrafi.
Disappointed to see friends of Kosovo & mine @DanielSerwer & Byrnes being deceived by fake news.There is no secret deal or whatever btw Kosovo & Serbia. One can be achieved through a transparent process w/ US leadership & I invite u to help. @RichardGrenell is doing a great job178:39 PM – Mar 13, 2020Twitter Ads info and privacySee Hashim Thaçi’s other Tweets